Udhëtimet Shpirtërore

Pas disa ditëve që isha në udhëtimet e mia shpirtërore për të reflektuar mbi zhvillimin e besimit dhe të rritjes së njohjes më të thellë të Krijuesit tonë të përsosur dhe të Gjithë mëshirshëm, i cili fal shumë dhe mëshiron dhe me lutje të pranuara të përgëzon e të nderon. 



Andaj të njohësh veten fizike (trupin) dhe atë metafizike (shpirtin) kërkon një përsiatje të fuqishme në rrugëtimin e marrë nga kërkuesi i dijeve të dobishme në të dy botët, atë të dukshmen dhe atë të padukshmen. 


Kush i ngërthen dhe bëhet i zgjuar në të jetuarit e sekretit të parë do të ketë triumf në hapjen e portave të sekretit të dytë. 


Sekreti i parë është kjo botë në të cilën ne e shohim me sytë tonë dhe jemi dëshmitarë të gjithë asaj që është në botën fizike

Sekreti i dytë është në botën e cila fillon nga lëshimi i trupit të përkohshëm dhe hapja e syve të shpirtit për të parë realitetin e botës së dytë sekrete


* * * * * * *


Një shembull i rëndësishëm: 


Trupi është sikurse kali, ndërsa shpirti është sikurse kalorësi. Ne e ushqejmë kalin sepse ai na shpie aty ku ne duam. Pra, kali është i fuqishëm, ndërsa kalorësi i brishtë, i dobët dhe i sëmurë. Domethënë, kalorësi është i dobët e kali i fuqishëm, andaj si mundet që ky kalorës të hipë në një kalë të fuqishëm e të ashpër?! Me këtë rast, kali del nga kontrolli dhe e hedh në mëkate dhe epshe dhe kështu kalorësi shkatërrohet. Por, sikur shpirti (kalorësi) të jetë i fuqishëm e që të ketë mundësi të mbajë nën kontroll trupin (kalin) dhe ta zbusë atë, do ta fitonte hairin.  


(Shkëputur nga libri: Gjuha e thirrjes dhe komunikimit, dijetar i nderuar MUHAMED OMER BELANPURI, (Allahu e mëshiroftë), Ligjërata: SISTEMI I PADUKSHËM DHE SISTEMI I DUKSHËM I ALLAHUT NË KOZMOS, faqe 116) 


* * * * * * *


Allahu na e mundësoftë që të bëjmë përpjekjen e vazhdueshme për të ardhur kuptimi i drejtë i fjalës së dëshmisë dhe njohjen e sa më të madhe të Madhështisë së Krijuesit, e si pasojë do të kemi shtim të rehatisë, lumturisë dhe jetës të begatshme me frytet e besimit dhe adhurimit të Zoti - Një. Amin Ja Rabbul Alemin 


Sot duhet të veprojmë me zgjuarsi e të mos gabojmë e të përfundojmë si ma zi

Lumë ata që janë të rreshtuar në rrugën e ndriçimit të besimit dhe njohjen e adhurimit të Zotit

Më mirë sot e më parë se sa më vonë e jo për së mbarë


* * * * * * *


Lutëm për të gjithë që i lexoni këto rreshta të shkruara 

që drita e besimit të ndizet në zemrat tona dhe të afrohemi 

me përulje ndaj Krijuesit Allah që të na mëshiron e udhëzon 

e me shumë falje të na nderon që në shtëpitë tona me Kur'an të na bekon. 

Amin Allah 


* * * * * * *


Frymëzim çasti 

10:42

Saraj, Shkup

Comments