Lidhja Farefisnore e Miqësore - Haxhi Arif Jakupi nga Krushopek i Shkupit

 Lidhja Farefisnore e Miqësore   Haxhi Arif Jakupi nga fsh. Krushopek i Shkupit. 





Lidhja Farefisnore e Miqësore 

E falemenderoj Allahun xh.sh. që sot, në ditën e dytë të Fitër Bajramit, isha në vizitë në fshatin Krushopek, tek miqët tanë, gjegjësisht tek familja Jakupi. 

Haxhi Arif Jakupi është një familjarë i yni, edhe pse në moshën 80 vjeçare, u gëzua jashtëzakonisht shumë që isha në vizitë për ti uruar Fitër Bajramin, më pas më shikonte me mëshirë e dhembshuri dhe sytë i kishte të mbushur me gëzim e hare e të përlotur nga vizita që i bëra për hir të Allahut xh.sh, qëndora për një kohë të shkurt përshkak se ishte Bajram, para se të ngrihiem për të vazhdu vizitat e tjera të rradhës që i kisha planifikuar në atë familje, më tha: Rri ende e vazhdojmë e bisedojmë, sa erdhe meniher të ngrihesh nuk shkon kështu, e ndezi 1 duhan e ja bëra qefin e ndëgjova me vëmendje bisedën e ngrohtë që më rrëfente mbi jetën dhe muajin e agjërimit të Ramazanit. 

Kur morra lejen për tu ngrit e shku nga konaku i tij, ia zgjata dorën ta përshëndeti në dhomën e tij të pritjes, më tha me zemër e me dorë shtrëngimin burrëror të fortë.... Mujaser jo Burrënia nuk e ka mysafirin me e përcjell te dhoma apo dera e shpisë, po në fund të rrugës, edhe pse insistova mos të dale jasht e të qëndroj mbrenda, ai sërish më tha të lutëm, vazhdo ec përpara e të përcjelli...

Duke dalë më tha me një zë të mëshirshëm e të butë: Mujaser, pleqnia është e rëndë, mirëpo Burrnia do të jetë te unë deri në frymë të fundit, dhe ashtu më përcolli deri në fund të rrugës në hyrje të shtëpisë së tij... 

Poashtu një mirënjohje të përzemërt dhe të madhe edhe për 3 vëllezërit (Mikin Mahmut, Mikin Nebi dhe Mikin Sherif), e tjerë të kësaj familje bujare dhe me një traditë të madhe kombëtare e fetare. 

Zoti i begatoftë dhe ju dhuroftë mirësi të mëdhaja në këtë botë dhe në botën e përjetshme familjes Jakupi. 


Respekte të përzemërta për familjen Jakupi...


Me nderime,

Mujaseri


Respektimi i lidhjes farefisnore është cilësi e të devotshmëve, të cilën Allahu në Kuran e përmendi paralel me frikërespektin ndaj Tij: “…Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1); që do të thotë: “kini frikë Allahun dhe mos i shkëputni lidhjet farefisnore, por respektoni ato dhe mbani lidhjet me ta.”


Dje dhe Sot me ndihmën e Zotit arrita që ti vizitoj 34 familjarë të mi edhe atë në vendet si vijojnë:
Sot...
Lubin
Saraj
Krushopek
Kondov
Dje...
Gazibabë, Dizhon, Butel, Rashtan, Kopanicë, Bukoviç...

…do të silleni mirë me prindërit, të afërmit…” (El-Bekare: 83)


Falemenderimi i takon Allahut Fuqiplotë të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit. 


Pasojat e ndërprerjes së lidhjeve farefisnore


Ndalimi i hyrjes në Xhennet për atë që i prish lidhjet farefisnore.

Transmetohet se Xhubejr ibën Mut’im ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin salAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Ai që i prish lidhjet familjare, nuk do të hyjë në Xhenet” (Buhariu).


Ai që i prish lidhjet farefisnore do të largohet nga mëshira e Allahut.

Të jesh larg mëshirës së Allahut është fatkeqësia dhe tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë robit të Allahut. Allahu i Madhëruar në hadithin kudsi të lartpërmendur ka thënë: “Kush i mban dhe kujdeset për lidhjet farefisnore, Unë do të kujdesem për të dhe do ta ruaj, e kush i prish ato, Unë do ta refuzoj”. (Buhariu dhe Muslimi).


Nuk do të pranohen veprat e atyre që i lënë pas dore të afërmit e tyre.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë, ‘Veprat e njeriut ekspozohen në prag të Xhumasë dhe nuk pranohen veprat e njeriut që i prish lidhjet farefisnore”. (Ahmedi)

Comments