Dita e nëntëmbëdhjetë

Një jetë kushtuar dritës së shpalljes së Kur'anit dhe shërbimit të Islamit
Iftari na bashkoi nën fjalët e sures Jasin të gjithë zemrat na i trazoi
shumë nostalgji e kujtime ngjalli për të gjithë të pranishmit që ishim prezent.
Sofrat e iftarit kur shtrohen me përkushtim e dashuri për vazhdimin
e mësimit të islamit dhe Kur'anit nga brezi i ri kjo edhe më tepër të jep qetësi në shpirt se kjo dritë do të vazhdoje të ndriqojë dhe për shumë dekada e shekujsh në vendin tonë dhe më gjërë në mbarë rruzullin tokësor.
Takimet e përbashkëta të ngjallin zemrën dhe të mbushin me dritën e Imanit, nga fuqia e fjalëve që Hoxhallarët e nderuar Xhevdet Hoxha dhe Abdulla Hoxha përcjellin në vendin tonë, njëri në Tetovë e tjetri në Tiranë në shërbim të librit të Allahut dhe mësimit të tij Kur'anor.
Allahu im, unë lutëm që të vazhdosh të lëshosh mëshirën tënde edhe më tej drejt të gjithë atyre që punojnë ditë e natë për ngritjen e vlerave të larta të moralit Kur'anor që na e ka mësuar vetë i dashuri i zemrave tona, Muhamedi a.s.
Plaku mjekër bardhë, Haxhiu i dashur që është më poshtë në foto një jetë kushtuar Islamit dhe dashurisë së Kur'anit, më rrënqethi trupin dhe mi mbushi sytë me lotë kur më tha që tani jam duke e përfunduar hatmen e 1544 në jetën time. Kur isha fëmijë në vitet e mia të jetës e mbajë mend, 1957 se kam qelë iftar me lëng rosoj, nuk kishim ushqime sikur sot që sofrat tona janë përplotë të mbushura. Një jetë e kaluar në migrim në Berlin të Gjermanisë, por gjithmonë në krah të Islamit dhe të dashurit të zemrave tona Muhamedit a.s.
Miqët e ri që i takuam nga Xhepçishti i Tetovës, Enverin dhe Arbenin që u kënaqëm duke biseduar dhe rikujtuar dashurinë e madhe që ka Allahu për krijesat e tij dhe udhëzimet hyjnore që na i ka shpallur në librin e tij Kur'anin Famëlartë.
Të dashurit e mi, miqë e dashamirë që ju kam këtu në murrin e leximit, në facebook.
Ju këshilloj, fillimisht e thërras nefsin tim, veten time, që sa më afër të qëndrojmë leximit të fjalëve të Allahut, Kur'anin Famëlartë dhe të ndjekim mësimet revolucionare që sjellin këshillat e të dashurit të zemrave tona, Muhamedit a.s.
Keni mendim të mirë për Allahu,
Mos e humbisni shpresën në mëshirën e Allahut
Allahu gëzohet kur ne i trokasim me zërat tonë Pendues
Engjujt thonë Amin në lutjet (Duatë) që i drejtojmë për falje e mëshirë, udhëzim e çlirim nga prangat e mëkateve që kemi qenë të robëruar në pluhurin e tyre, tani më të ngarkuar një kohë të gjatë.
Allahu im,
Na mëshiro e na udhëzo,
Na drejto në safet e adhuruesve tu,
Na i mbush zemrat me vullnet
Ndize zjarrin e dashurisë për familjen e të dashurit tonë
Muhamedit a.s. dhe familjen e tij të nderuar e të dashur
Lësho bekimet e tua mbi Aliun r.a., Fatimenë r.a., Hasanin dhe Hysejnin
Oxhakun e shtëpisë së Resulullahut na e bënë të dashur
Na pastro nga çdo ligësi e mendjemadhësi
Na shto mirësitë dhe na shoqëro me ata që të përkujtojnë emrin tënd
Nga mëngjesi e deri në mbrëmje
Allahu im,
Mëshiro prindërit e mi,
Allahu im,
Mëshiro fëmijët e mi,
Allahu im,
Mëshiro farefisin dhe miqët e mi,
Allahu im,
Mëshiro komshitë, fshatin dhe qytetin tim,
Allahu im,
Mëshiro rininë tonë dhe udhëzoje me dritën e Kur'anit,
Allahu im,
Mëshiro të sëmurët tanë dhe jepu shërrim të shpejtë
Allahu im,
Mëshiro, dhe na fal të gjithëve, Ja Rabbul Alemin.
Frymëzim çasti,
19.03.2025
13:30
E Mërkurë, Saraj, Shkup.





Comments