Të qëndrosh afër dijes

Edhe dora e pëlqimit është shkak i adhurimit


Të qëndrosh afër dijes 

Është nderi i hijes


Hija pa dijen

Është vetëm pëlqim i kamuflimit


Mos tento të afrosh

Ata që se njohin hijen e dijes!

🤲🏻💚🫀



Koment i tekstit 


O vëllau im i trishtuar, që je bërë i vetmuar n'turmë dhe gjoksi yt është plot me pikëllim...


Çfarë po ndodhi me ty?

Për një kohë të gjatë sytë e tu nuk e kanë parë qiellin; Që kur sexhdeja është bërë heshtje në vend të mirënjohjes?


Për një kohë të gjatë zemra juaj nuk është zgjuar me ezanin e mëngjesit për namaz; Dëshironi të ikni për të fjetur edhe në mbrëmje?


Po të pyes, ti e di përgjigjen:

A e ke humbur veten apo je larguar nga Zoti?


Paraardhësit tanë jetuan me telashe, por këto telashe nuk ishin të kësaj bote.


Kur një shitës hapte dyqanin e tij, ai shikonte dyqanin përballë dhe thoshte: "Erdhi edhe pjesa (hisja) e fqinjit tim".


Një nënë e dërgonte fëmijën e saj në shtrat në mbrëmje me lutje, duke u lutur: "Fëmija im qoftë një bekim për kombin dhe umetin".


Tani pyet veten, o udhëtar i kohës:

Ku jemi ne në ato lutje?

Në cilën anë të shpirtit të atyre paraardhësve qëndrojmë ne?

Ka shumë fjalë n'sheshe, por aspak mençuri.

Ka shumë fytyra n'turmë, por asnjë mik.


O rob i pafuqishëm...

Mendon se je i humbur jo, në të vërtetë ju po e kërkoni.


Zoti i Plotfuqishëm të la më parë nvetmi, n'mënyrë që  të bisedosh vetëm me Atë. 


                                           Bujamin Salija 🖊️



Comments