Allahu (xh.sh) e njeh mbrendësinë e zemrës tonë fizike atë që e shohëm me sy, si dhe metafizike atë që e ndjejmë në shpirtin tonë
Një rrugëtim i pastrimit të zemrës, kërkon vullnet të çeliktë nga personi në fjalë për të braktisur veset e këqija të nefsit ammara.
Në këtë gjendje, një njeri është i prirur drejt natyrës së tij/saj themelore (shtazore). Bazuar në këto prirje, ai/ajo përfshihet në kënaqësi që janë të dëmshme për të dhe shoqërinë njerëzore. Sjellje të tilla si irracionaliteti, egoizmi, epshi dhe aktivitetet kriminale zënë rrënjë plotësisht. Njerëzit që zotërojnë Nefsin Ammare bëhen toksikë për familjen dhe shoqërinë e tyre.
Në Kur’anin Famëlartë, Allahu xh.sh na tregon shumë qartë rreth kësaj prirje.
۞ وَمَاۤ أُبَرِّئُ نَفۡسِیۤۚ إِنَّ ٱلنَّفۡسَ لَأَمَّارَةُۢ بِٱلسُّوۤءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّیۤۚ إِنَّ رَبِّی غَفُورࣱ رَّحِیمࣱ﴿ ٥٣ ﴾
• Hasan Nahi:
Unë nuk e shfajësoj veten, sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirë për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
• English Transliteration:
Wama obarri-o nafsee inna annafsalaammaratun bissoo-i illa ma rahimarabbee inna rabbee ghafoorun raheem
• Mufti Taqi Usmani:
And I do not absolve my inner self of blame. Surely, man’s inner self often incites to evil, unless my Lord shows mercy. Certainly, my Lord is the Most-Forgiving, Very-Merciful.”
Jusuf, Ajeti 53
Prandaj të kërkosh në vazhdimësi braktisjen e veseve të këqija arrihet vetëm me mëshirimin nga ana e Krijuesit tonë, Allahut xh.sh dhe me faljen e tij të madhe që ua dhuron atyre që kërkojmë strehim dhe udhëzim nën hijet e fjalëve të tija nga Kur’ani Famëlartë.
Të dashur vëllezër, e të nderuara motra
Kërkoni në vazhdimësi strehimin dhe mbrojtjen nga Allahu nga kohët e vështira që janë para nesh, ku ushtarët e errësirës dhe të dajve ditë e natë shërbejnë vetëm përhapjen e të keqes dhe shuarjen e dritës udhëzuese të mësimeve të pastërta Kur’anore.
Allahu na mbroftë e udhëzoftë
Amin, Amin, Ja Rabbulalemin
Frymëzime Çasti
Para Salatul Asr në Xhaminë e vjetër Husein Shah në Saraj të Shkupit.
16:17
E Premte
Saraj, Shkup
16 Maj, 2025

Comments
Post a Comment