Mjetet e udhëtimit janë lehtësime

✈️ Mjetet e udhëtimit janë lehtësime të Zotit dhe dhunti për njerëzimin.









Ato janë rezultat i dijeve, planeve dhe përpjekjeve të mëdha inxhinierike që na lehtësojnë jetën, na afrojnë me njëri-tjetrin dhe na hapin dyert për vepra të mëdha. Nëpërmjet tyre, mund të shpërndajmë mëshirë, butësi e dashuri – mjafton t’i përdorim me qëllim të pastër dhe me zemër të hapur.


🌹🫀🌹💚🌹🫀🌹

🤲🏻 Allahu na i mundësoi mjetet e udhëtimit

që t’i përdorim për përhapjen e mëshirës dhe butësisë, për të shtuar dashurinë mes nesh, për vizita të dobishme, për shërbim, mirësi dhe përkujtim të Tij.


🤲🏻🤝💠🫂💠🤝🤲🏻

👨‍👩‍👧‍👦 Lidhjet farefisnore janë urë e zemrës dhe paqe e shpirtit.

Vizitat tek familjarët nuk janë thjesht traditë – ato janë adhurim. Në çdo trokitje dere, ringjallim lidhje, forcojmë rrënjët tona dhe sjellim freski në shpirtin e shoqërisë.


🌹💠🕋💠🌹

📖 Ajeti Kur’anor:

“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë, silluni mirë me prindërit, të afërmit…”

(Suretu En-Nisa, 4:36)


🤲🏻💠💚💠🤲🏻🛤️

🕋 Hadithi i Pejgamberit:

“Kush dëshiron t’i zgjatet jeta dhe t’i shtohet rizku, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

(Buhariu & Muslimi)


🤝🫂🤲🏻🫂🌹🛤️

🕌 Ftesë nga zemra:

Ejani të falemi në xhami dhe pas faljes së salatit le të lutëmi dhe, le të mos i harrojmë të afërmit tanë – një vizitë, një buzëqeshje, një përqafim familjarë mund të jetë sadaka për zemrën e lodhur dhe të dëshpëruar.


Lexo më shumë frymëzim dhe reflektim në blogun tim:

👉 mujasermamuti.blogspot.com

Frymëzim për shpirtin. Dashuri për jetën


Frymëzime çasti

09:47

Spitali i Shtetit, Shkup

🤲🏻🌹🤲🏻🤝💠💚💠🤝🤲🏻🌹🤲🏻

Comments