Leximi i Librave të Rrinjë për Rritje Shpirtërore

💠Me udhëtarët e shpirtit nga të katër anët e krijimit, po fundosim veten në thellësitë e oqeanit të dijes, aty ku çdo valë është një emër i Bukurisë Hyjnore, dhe çdo pikë ujë është një fije drite që ngop etjen e zemrës.



Etja ime nuk është për ujin që lag buzët,

por për ujin që zbret nga lartësitë e Rahmetit, për burimin e jetës që shuan kripën e kësaj bote, e më çon drejt ujëvarave të paqes së brendshme,

aty ku ylberët shfaqen në heshtje,

dhe rrjedhat e dritës më mbushin me praninë e së Vërtetës.


Sejidina Muhamed,

Habibuna Muhamed,

Resulullahu Muhamed –

drita që udhëheq karvanin tim në shkretëtirën e kërkimit, era që fryn mbi zemrat e atyre që ecin drejt burimit të ujëvara të rrjedhshme jetësore 🌹🤲🏻.


Frymëzime Çasti

19:27

Saraj Shkup

14 Maj, 2025

Comments