Beteja e Koshares

🫡🇦🇱🇽🇰🇦🇱🫡💚💚💚

Nën Hijen e Flamurit – Kujtim për Nuhiun, Xhaferin dhe Afrimin

🫀🤲🏻💚🇦🇱🇽🇰🇦🇱


Në malet ku heshtja nuk flet më me gjethe,

ku dheu mban plagët me gjak të përndritur,

aty ku Kosharja u bë si një betejë shenjtë,

u ngritën legjendat, në histori të skalitur.


Nuhi Tahiri – trup i pathyer, shpirt çeliku,

me zemër që s’njohu frikë, veç flamurin kuq e zi.


Jo, ai nuk u thye – ai u bë gur i kufirit, një zë që sot flet me plagën, jo me zërin e rëndomtë.


Në atë ditë Maji, kur retë qanin me shi, ranë edhe dy engjëj në armë të vërtetë:

Xhafer Lipoveci, me sytë nga drita e lirisë, dhe Afrim Gashi, me zemrën plot betejë e jetë.


Ata s’janë më këtu, por toka i ndjen, çdo pranverë rrit barin me frymën e tyre.


Në çdo këngë të luftës, në çdo hap ushtari, jehon emri i tyre si gur i pavdekur n’kufij për së gjalli, në Kosharen Heroike që shpirtrat e tyre janë rroje e pavdekshme e lirisë së kombit dhe gardian të Hyjnorës në tokëm e bekuar.


O nënë që qan birin – lotët e tu janë amanet.


O shok që mban plagën – je gjallë për t’i nderuar.


Kjo tokë është e shenjtë, sepse u lag me gjakun,

e luftëtarëve si këta, që s’din të dorëzohen kurrë.



Lavdi përjetë 🇦🇱Nuhi Tahirit – Invalid dhe veteran i UÇK’së së lavdishme dhei  gjallë i sakrificës Heroike.

Nder dhe kujtim të përjetshëm për dëshmorët: 🇦🇱Xhafer Lipoveci dhe 🇦🇱Afrim Gashi 


🇦🇱🇽🇰


Me shumë mall e dashuri vëllau i juaj i amanetit deri në përjetësi. 


🤲🏻💚🇦🇱🇽🇰🫡

Mujaser Leskaj Mamuti

Comments