Qytetërimi i virtyteve nga epoka e lumturisë deri në ditët tona. Ebu Hurejre radijallahu anhu tregon:
Një ditë, i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ue sellem u tha ashabëve të Tij:
“Kush i mëson këto tri fjalë nga unë, vepron me to dhe ua mëson atyre që do të veprojnë me to?”
Unë u ngrita menjëherë dhe thashë:
“Unë o i Dërguari i Allahut!”
I nderuari ynë alejhisalatu ueselam më kapi dorën dhe tha këto pesë gjëra:
“-Nëse ikën nga harami, bëhesh robi më adhurues i Allahut!
-Nëse kënaqesh me atë që të ka dhënë Allahu, (në besim) do të jesh më i pasuri i njerëzve!
- Ndihmoje komshiun që të bëhesh një besimtar i përsosur.
- Atë që do për vete, dëshiroje edhe për të tjerët, ashtu që të bëhesh një mysliman i përsosur!
- Mos qesh shumë, sepse qeshja e tepërt e vret zemrën. “ (Tirmidhi, Zuhd, 2/2305; Ibn Maxhe, Zuhd, 24)
Faqe 350, shkëputur nga libri
Allahu im, më bën prej atyre që janë në kërkim të kënaqësive dhe udhëzimeve tua, më shoqëro me fletët e librave frymëzues, më opero zemrën shpirtërore, me dritën e fjalëve tua, më mbro dhe më udhëzo në përkujtimin e vazhdueshëm të emrit Tënd dhe të dashurit Muhamed alejhi salatu ve selamit.









Frymëzim Çasti,
Parku i Sarajit,
19.04.2025
14:50



Comments
Post a Comment